Lajme


Shqipëria, Portugalia dhe Kuba ndër top-destinacionet për turizmin aventuresk

March 17, 2017TURIZEM

Shqipëria, Portugalia dhe Kuba ndër top-destinacionet për turizmin aventuresk

March 17, 2017
turizem-shqiperi-ok_1489740288-511545.jpg

Një surprizë për 2017-ën është shfaqja në listë e një vendi të ri në 5 destinacionet e kryesore: Shqipëria. Shkëndija e interesit në Shqipëri është e dukshme, ka qenë fanar ndriçues në rajon që nga 2014-a me Aventurën Javore në Ballkanin Perëndimor…

ATTA ( Adventure Travel Trade Association) ka publikuar gjetjet e situatës për industrinë e turizmit për 2017-ën, një panoramë krahasuese për sektorin e industrisë së udhëtimeve aventureske nga sytë e tur opertaorëve turistikë. Ndër destinacionet kryesore për turizmin aventuresk është listuar edhe Shqipëria.
ATTA është përfshirë në kërkime për më shumë se një dekadë si pjesë e misionit të saj për të edukuar dhe aftësuar industrinë e turizmit aventuresk.
Situata e industrisë për 2017-ën fokusohet tek tendencat, ku përfshihet informacion në lidhje me destinacionet, aktivitetet dhe praktikat e bizneseve në industri. Në mes të vitit, do të paraqitet sërish gjendja e industrisë me theksin tej perspektiva financiare e industrisë.

Destinacionet e preferuar nga burimet e tregjeve kryesore të turizmit aventuresk:
Amerika e Veriut dhe Europa vazhdojnë të kryesojnë burimin kryesor për turistët aventureskë. Për amerikanët e veriut, Shtetet e Bashkuara, Peruja, Ekuadori dhe Kanadaja kanë qenë pesë vendet më të preferuara në dy vitet e fundit.
Për europianët, Italia, Spanja dhe Franca marrin pjesën më të madhe të rezervimeve nga viti në vit, raporton “Monitori”.
Gjithsesi një surprizë për 2017-ën është shfaqja në listë e një vendi të ri në 5 destinacionet e kryesore: Shqipëria. Shkëndija e interesit në Shqipëri është e dukshme, ka qenë fanar ndriçues në rajon që nga 2014-a me Aventurën Javore në Ballkanin Perëndimor.

Radi +2