Morning Talk nga Enxhi Biba

Morning Talk është programi i mëngjesit i cili zgjat 6 orë në transmetim të drejtpërdrejtë në +2 Radio. Nga ora 7:00 deri në 13:00 programi sjell një sërë rubrikash interesante :

Shtypi i ditës: sjell disa nga të përditshmet më kryesore që publikohen në vend. Shekulli, Panorama, Gazeta Shqiptare, Shqip, Sot, Dita dhe Panorama Sport vijnë të lexuara nga ora 07:00 deri në 8:00

HiTech: Sjell zhvillimet më të rëndësishme nga teknologjia në të gjitha fushat e saj.

Moti: Parashikim ditor mbi situatën meteorologjike në vend për disa nga qytetet më kryesore.
Këmbimi Valutor: Informacion për disa nga monedhat më të këmbyera në vendin tonë duke u shërbyer dëgjuesve këmbimin e saktë të çdo dite.

Pazaret e Mëngjesit: Rubrika e cila nëpërmjet lidhjeve direkte me gazetaren Djana Marku, përcjell për të gjithë dëgjuesit një hapësirë të shkurtër për çmimet e produkteve që blihen çdo ditë.

Në Autobus: Rubrikë e ideuar për të komunikuar me qytetarët mbi tematika sociale, në një ambient të levizshëm, ku shumëllojshmëria e individëve sjell dhe mendime nga më të ndryshmet. Kjo rubrikë realizohet në kohë reale me gazetaren e terrenit për Mornig Talk,  Enxhi Biba

Coffee Break: Si vijnë Bizneset në Radio? Në Mornig Talk munden! Menyra se si një biznes funksionon, burimet njerëzore, marketingu e gjithçka tjetër për të kuptuar se si funksionojnë disa nga bizneset më të suksesshme në vend.

Lidhje Direkte: Në Mornig Talk rëndësi të veçantë kanë edhe aktualitetet e vendit. Parlamenti, Konferenca e gjithçka tjetër me rëndësinë e dorës së parë vijnë LIVE në Radio +2!