Lajme


20 Marsi Dita e Lumturisë: Norvegjia vendi i parë, Shqipëria si Afrika

March 20, 2017BOTA

20 Marsi Dita e Lumturisë: Norvegjia vendi i parë, Shqipëria si Afrika

March 20, 2017
maxresdefault-1200x660.jpg

20 marsi është dita e fundit e stinës së dimrit e po ashtu cilësohet si Dita Botërore e Lumturisë.

Në këtë ditë publikohet edhe raporti i vitit 2017 sa u përket vendeve më të lumtura në botë. Në vendin e parë sa i përket cilësisë së jetës dhe mirëqënies së qytetarëve renditet Norvegjia. Janë pikërisht vendet e Europës Veriore që konfirmohen si shtetet më të lumtura ndërsa vendet e Afrikës së bashku me Sirinë dhe Jemenin janë vendet ku jetohet më keq. Në listën e përbërë nga 155 shtete vendi ynë renditet i 109 i ndjekur nga Bangladeshi, Namibia, Kenia dhe Mozambik. Sa i përket rajonit tonë Kosova renditet në vendin e 78, Mali i Zi në vendin e 83, Greqia në vendin e 87, Maqedonia në vendin e 92.

“Vendet e lumtura janë ato shtete që kanë një ekuilibër mes prosperitetit dhe kapitalit social që nënkupton një besim të lartë te shoqëria dhe besim te qeveria”, shprehet Jeffrey Sachs këshilltar i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Një klasifikim i tillë i cili na tregon se cilat shtetet janë më të lumtura bazohet në 7 faktorë: prodhimi i brendshëm bruto, shpresat për jetën, liria, zemërgjerësia ndaj qytetarëve, mbështetja sociale dhe niveli sa i i ulët i korrupsionit në qeveri dhe në biznes. Madje hartuesit e raportit shpresojnë që shumë shtete të ndjekin shembullin e Emirateve të Bashkuara të cilët kanë edhe një ministër të Lumturisë.