Lajme


Shkodër, asgjesohen 168 fidanë hashashi

April 19, 2017Aktualitet

Shkodër, asgjesohen 168 fidanë hashashi

April 19, 2017
hashash-bidona.jpg

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 168 fidanë kanabis sativa, në fshatin Xhaj.

Në kërkim është shpallur kryeplaku i fshatit, ndërsa procedohet në gjendje të lirë inspektori i Shërbimit pyjor. Bimet jane gjetur  në vendin e quajtur “Stanet e Draganit” në një faqe mali të pyllëzuar. Fidanët ishin mbjellë në tokë në shishe plastike me fundin e tyre të prerë  gjithsej 168 fidanë të dyshuar narkotikë,  cannabis sativa me lartësi nga 2 deri në 5 cm.

Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.